75 Mall Live Search
20:40 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Shumë gola por nuk ka fitues në ndeshjen Barcelona – Manchester United

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e 1/16 së finales së Europa League mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e parë përfunduan me rezultat 0-0.

Barcelona kaloi e para në epërsi me golin e Marcos Alonsos në minutën e 50-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi Manchester United barazoi shifrat me golin e Rashford.

”Djajtë e Kuq” arritë ta përmbysin rezultatin me një autogol të Kounde në minutën e 59-të.

Në minutën e 76-të, ishte skuadra blaugrana ajo e cila arriti të barazonte rezultatin me golin e brazilianit Raphina.

Deri në fund u zhvillua një ndeshje e zjarrtë, me të dyja skuadrat që kërkuan golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Skuadrën e cila do të kualifikohet tutje do ta mësojm në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet me 23 shkurt në ”Old Trafford”./IndeksOnline/