75 Mall Live Search
20:50 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Rezultatet përfundimtare të të gjitha ndeshjeve të Europa dhe Conference League

Kanë përfunduar ndeshjet e para të ditës së sotme të ndeshjeve të Europa League dhe Conference League.

Ndeshja kryesore e Europa League mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Salzburgu shënoi fitore në shtëpi ndaj Romës me rezultat minimal 1-0, ndërsa Shakhtar Donetsk mposhti skuadrën e Rennesit me rezultat 2-1.

Ndeshja mes Ajaxit dhe Union Berlinit përfundoi me barazim 0-0.

Në ndeshjet e Conference League, Fiorentina mposhti Bragan në udhëtim me rezultat të thellë 4-0, Qarabag dhe Trabzonspor mposhtën Gentin dhe Baselin me rezultat minimal 1-0, kurse ndeshja mes Bodo/Glimt dhe Lech poznanit, përfundoi me barazim 0-0./IndeksOnline/