75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Lazio e Hysajt fiton ndaj Clujit të Krasniqit

Lazio ka shënuar fitore ndaj Clujit në ndeshjen eparë të 1/16 së finales në Conference League.

Skuadra e Elsaid Hysajt mposhti atë të Ermal Krasnniqit me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Ciro Immobile në minutën 45+4.

Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, startoi nga fillimi dhe kishte paraqitje të shkelqyer, ku për një moment detyroi futbollistin e Lazios, Pantic, të ndeshkohet me karton të kuq.

Skuadra që do të kualifikohet tutje vendoset në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet në Rumani me 23 shkurt./IndeksOnline/