Pedri e Gavi mungojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester United

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi sonte kundër Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.
Përveç kësaj, skuadra katalanase do të ketë dy mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit, shkruan IndeksOnline.
Dy yje e skuadrës, Gavi e Pedri do të humbasin ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në ”Old Trafford”.
Pedri ka pësuar një lëndim muskular, i cili u detyroi të largohej nga fusha dhe sipas informacioneve të para pritet të mungojë 3-4 javë, ku do të humbas edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër real Madridit.
Ndërsa Gavi do të mungoj pasi sonte u ndeshkua me karton të verdhë dhe nuk mund të luaj në ndeshjen e radhës të Europa League./IndeksOnline/