75 Mall Live Search
14:55 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih që zhvillohet në Gjermani.

Në Konferencën që mbahet nga dita e sotme deri të dielën kreu i qeverisë, shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se do të diskutojë për disa çështje.

“Mynih – Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama në Facebook.