75 Mall Live Search
18:35 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Shkëlqen Ronaldo, vendimtar në fitoren e Al Nassr

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkëlqej në kampionatin arab me skuadrën e Al Nassr.

Pas katër golave të shënuar në ndeshjen e javës së kaluar, CR7 ka dhuruar dy asistime në fitoren e sotme 2-1 ndaj Al-Taawon, shkruan IndeksOnline.

37-vjeçari fillimisht dhuroi një asistim fantastik nga gjysma e fushës për Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17-të.

Ronaldo vazhdoi të shkëlqej edhe më tutje, duke regjistruar edhe asistimin e dytë në ndeshje në minutën e 78-të duke i siguruar fitoren Al Nassrit dhe duke marr kryesimin e tabelës./IndeksOnline/