Kurti në Gjermani takon presidenten e BERZH-it, flasin për investime e vende të reja pune

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Basso në Mynih.
Kurti dhe Basso diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it, për projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të saj, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.
Kryeministri në takim tha se BERZh-in, Qeveria e Kosovës e sheh “një partner të rëndësishëm në realizimin e qëllimeve të saj në zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në fushën e transportit, digjitalizimit, energjisë dhe sektorit privat”.