Klubi i Hatayspor me mesazh emocionues për vdekjen e Christian Atsu

Mëngjesi i sotëm, nisi me lajmin se u gjet i vdekur nën rrënojat e termetit futbollisti Christian Atsu.
Trupi i pajetë i ish-sulmuesit ganez, u gjet pas 12 ditësh kërkimesh nën rrënoja, dhe luajmi u bë publik nga menagjeri i tij, transmeton IndeksOnline.
Klubi turk ku aktivizohej Atsu, Hatayaspor gjithashtu ka konfirmuar vdekjen e tij dhe ka shprehur ngushëllime për familjrët.
“Na vjen keq për humbjen tuaj. Trupi i futbollistit tonë Christian Atsu, i cili humbi jetën nën rrënoja, është rrugës për t’u dërguar në vendlindjen e tij, Ganë”.
Nuk do të të harrojmë, Atsu. Paqja qoftë mbi ty, njeri i bukur. Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë. U prefsh ne paqe”, ka shkruar faqja zyrtare e Hatayspor./IndeksOnline/