Mesfushori i Villarealit grushton shokun e Vedat Muriqit

Trigueros, mesfushori 31-vjeçar i Villarealit i ka dhënë një grusht të pastër mesfushorit të Mallorcës, Daniel Rodriguez.
Gjithçka ndodhi në minutën e 21-të të ndeshjes, me Trigueros, që pasi pasoi topin, u kthye për t’i dhënë një grusht kundërshtarit.
Nuk kishte dyshime për arbitrin, që i tregoi menjëherë kartonin e kuq mesfushorit. Villareali mbeti kështu me 10 futbollistë, duke komplikuar ndeshjen.