Vdekje e dyshimtë në Prizren, një grua gjendet e vdekur në shtëpin e saj

Mbrëm rreth orës 19:10, në fshatin Reçan të Prizrenit, një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpin e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pasi fqinjët kishin dy ditë pa e parë, kanë hapur derën e shtëpisë kanë vërejtur viktimën pa shenja jete, raporton IndeksOnline.
Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e Policisë./IndeksOnline/