75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 19 Shkurt 2023 / LB

Lufta në Ukrainë, Macron: Rusia duhet mundur, por jo shtypur

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur së fundmi se nuk do të donte që Rusia të përfundonte e “shtypur” nga disfata në Ukrainë.

Ndërsa fliste për mediat franceze, Macron u kërkoi vendeve perëndimore të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin teksa shtoi se është i përgatitur për një luftë të zgjatur.

“Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj,” tha ai.

Por presidenti francez, sulmoi ata që ai tha se donin ta shtrinin luftën në Rusi në tentativa për ta shtypur si komb.

Komentet, Macron i bëri pasi liderët botërorë u mblodhën në Konferencën e Sigurisë në Mynih në të cilën u bënë premtime për të përshpejtuar furnizimin me armë në Kiev dhe për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Moskës