75 Mall Live Search
12:18 / E Diele, 19 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ballkani – Drenica, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në futbollin kosovar, të vlefshme për javën e 20-të të AlbiMall Superligës.

Kampioni në fuqi, Ballkani është nikoqire e Drenicës, shkruan IndeksOnline.

Suharekasit kërkojnë edhe një fitore tjetër pas asaj 4-2 ndaj Malisheves në javën e kaluar, ndërsa Drenica vjen në këtë përballje pas humbjes nga Llapi me rezultat 1-0.

Ndeshja fillon në ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Potoku, As. Thaqi, Emërllahu, Zyba, Korenica, Gripshi, Rrahmani.

Drenica: Goka, Kuka, Hoti, Bejta, Adili, Thaqi, Da Silva, Kastrati, Veliqi, Mëziu, Bintsouka./IndeksOnline/