75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 19 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ballkani shënon fitore në fund të ndeshjes ndaj Drenicës

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Drenicës, në minutat e fundit të ndeshjes së javës së 20-të të AlbiMall Superligës së Koosvës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Skenderaji kaloi e para në epërsi me golin e Bintsouka Koxy në minutën e 8-të.

Kampioni në fuqi arriti ta barazonte rezultatin qysh në pjesën e parë, ku Albion Rrahmani shënoi për 1-1 në të 25-tin minutë.

Rrahmani ishte ai i cili shënoi edhe golin e fitorës në minutën e 88-të.

Ballkani vazhdon të jetë lidere e Superligës me 44 pikë, tre më shumë se skuadra e Dritës.

Në anën tjetër Drenica ndodhet në zonen e rrezikshme, ku renditst në vendin e tetë me 20 pikë./IndeksOnline/