75 Mall Live Search
16:28 / E Diele, 19 Shkurt 2023 / AR

Aktorja e njohur turke shihet për herë të parë në publik, pas raportimeve si e zhdukur nga tërmeti

Aktorja e famshme e serialeve turke, Cansu Dere ishte një nga emrat që u raportua e zhdukur nga tërmeti.

Media të shumta ndërkombëtare raportuan për zhdukjen e yllit të “Megnificent Century”.

Por ky lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga gazetarja Birsen Altuntas, e cila pohoi se aktorja turke gëzonte shëndet të plotë dhe ishte e angazhuar krahas kolegëve të saj për t’u ardhur në nevojë personave të dëmtuar nga kjo tragjedi kombëtare.

Se aktorja është gjallë e mirë u vërteta edhe përmes një videoje të publikuar së fundmi që ka mjaftuar për t’i dhënë fund të gjitha dyshimeve.