Rafa Benitez analizon ndeshjen Liverpool-Real Madrid, përballjen e dy ish-skuadrave të tij

Trajneri i famshëm spanjoll, Rafael Benitez e ka analizuar ndeshjen e Ligën së Kampionëve mes Liverpoolit e Real Madridit.
Në një intervistë për Marcan, Benitez nuk ka pranuar të tregoj se për cilën skuadër do bëj tifo duke qenë trajner i dy skuadrave të mëdha në të kaluarën.
“Nëse më kërkon një të preferuar, nuk mund të të jap asnjë. Do ta shijoj në maksimum ndeshjen si një ish-trajner i të dy skuadrave. Nëse Liverpooli luan në shtëpi me të njëjtin intensitet si kundër Evertonit, gjithçka mund të ndodhë, ata mund të shënojnë gola dhe mund të fitojnë. Liverpooli është në situatë të mirë psiqike pas dy fitoreve me radhë, por që sistemi sulmues i tyre mund të penalizohet nga kontra-sulmet e Real Madridit. Përballja e Vinicius me Arnold mund të jetë vendimtare në këtë ndeshje. Liverpoolit i ka dhënë siguri rikthimi i Van Dijk, por Ancelotti luan më me siguri në Ligën e Kampionëve. Mendoj se triumfi në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit do të jetë përparësi për skuadrën spanjolle” ka thënë Benitez./Indeksonline/