75 Mall Live Search
10:18 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / k.v

Protestojnë klubet e Notit/ Ndalohen nga Policia, tentuan të futën brenda MKRS-së

Klubet e Federatës së Notit të Kosovës, të hënën kanë protestuar para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkak i kësaj proteste sipas tyre ishte injorimi që po u bëhet nga ky dikaster, si dhe ndërhyrjet politike në këtë federatë.

Anëtarët e klubeve tentuan të futen në ndërtesën e MKRS-së, por që u ndaluan nga Policia e Kosovës.