“Luanët e nëntokës”, Mujka uron minatorët për grevën heroike

Kryeshefi i “Ibërlepcenit” Faruk Mujka i ka uruar minatorët me rastin e grevës heroikë në Trepçë.
Mujka i ka quajtur minatorët e Trepçës si luanët e nëntokës.
“Minatorë të nderuar, Luanët e nëntokës.
Urime nga zemra 34 vjetori i grevës historike në minierat e Trepçës, ngjarje e cila ndërroi rrënjësisht për të mirë historinë e Kosovës dhe forcoi themelet e shtetësisë së saj.
Trepça dhe minatorët e saj janë krenaria e Mitrovicës dhe krejt Kosovës.
Me Fat” shkruaj Mujka në urimin e tij./Indeksonline/