75 Mall Live Search
14:40 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / AR

Kate Middleton, në dy evente shfaqet me fustanin e njëjtë

Mbrëmjen e së dielës, Kate Middleton dhe princi William u paraqitën, si gjithmonë rrëzëllitës, në tapetin e kuq të çmimeve BAFTA. Princesha e Uellsit veshi një fustan të bardhë me doreza të zeza dhe dukej një yll.

Khëm-khëm, po të rikujtojmë ku e ke parë fustanin

Megjithëse, na u duk sikur e kishim parë edhe njëherë tjetër fustanin e saj, të krijuar nga “Alexander McQueen”. Epo, i thirrëm mendjes dhe u kujtuam që princesha e kishte veshur sërish në një ceremoni të çmimeve BAFTA, në vitin 2019. Këtë herë, shtoi dorezat e zeza dhe vathët që binin menjëherë në sy.

Khëm-khëm, po të rikujtojmë ku e ke parë fustanin

Princesha Kate njihet për rikthimin e veshjeve të saj dhe është fiks rasti që po, të njëjtën veshje mund ta përdorësh në shumë evente! Domethënë, kur e bën princesha, pse të mos e bëjmë të gjithë ne?

P.S.: Edhe princi William u shfaq njësoj si në vitin 2019, por materiali i kostumit ndryshon.