75 Mall Live Search
15:52 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / B O

Trajneri i Ligës së Parë ndahet me skuadrën pas humbjes së pësuar në vikend

Pas humbjes nga Kika në fundjavë, Arbëria ka mbetur pa trajner. Trajneri i saj Ali Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit nga Dobraja e Lipjanit.

“Falemnderit Ali Osmani. Klubi njofton se trajneri Ali Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të KF Arbëria, për arsye personale. Kryesia e klubit e falenderon Ali Osmanin për kontributin që dha për klubin tonë për periudhën sa ishte trajner i KF Arbërisë, duke i uruar shumë suksese,” thuhet në njoftimin e KF Arbëria.

Arbëria e nisi stinorin me trajnerin Afrim Krasniqi, ndërsa një xhiro u drejtua nga Lulzim Gashi, derisa klubin e mori Osmani në xhiron e gjashtë të Ligës së Parë.

Kuqezinjtë që ishin pjesë e Superligës dy vite më parë 2020/21 aktualisht janë në vendin e shtatë të Ligës së Parë Grupi B me 13 pikë pas 15 ndeshjesh./Indeksonline/