75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / k.v

Deklarata hyrëse e mbrojtësit të viktimave po vazhdon në seancë të mbyllur për publikun

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka bërë të ditur se do të vazhdojë deklaratën e tij hyrëse edhe për 20 minuta në seancë të mbyllur.

Ndërsa, u bë e ditur se pas pushimin të drekës, deklarata e tij hyrëse do të vazhdojë në seancë publike.

Mbrojtësi i viktimave thotë se në këtë proces do të dëgjohen zërat e atyre që vuajtën në Kukës dhe atyre që nuk jetojnë më

(Përditësuar, ora 12:40)- Simon Laws, mbrojtës i viktimave, në deklaratën e tij hyrëse në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, ka deklaruar se në këtë proces do të dëgjohen zërat e atyre që vuajtën në Kukës dhe zërat e atyre që nuk jetojnë më.

Laws, ka deklaruar se provat në këtë çështje gjyqësore tregojnë se në këtë çështje gjyqësore viktimat mbaheshin në fabrikë, thjesht për një teke të një komandanti dhe vendimet për ndalim merreshin në mënyrë arbitrare të nxitura nga pretendimet e kota për bashkëpunim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se kur ishin të ndaluar viktimat, ata që ishin përgjegjës, i merrnin në pyetje me mizori, dhe se viktimat dëgjonin njëri tjetrin tek sa ulërinin dhe e dinin që e kishin radhën, jetonin në kushte të tmerrshme dhe ditët e netët e tyre ishin të mbushura me dhimbje e frikë.

“Viktimat e të tjerët thonë se i akuzuari Pjetër Shala luante rolin e vet në të gjitha këto krime. Ai dhe të tjerët me të përndoqën personat e dobët dhe cenueshëm ndaj çdo forme abuzimi për të cilat vendosnin gardianët e tyre, tha Laws.

Sipas tij, do të shihet se si viktimave nuk u lejohej të flisnin as mes vete dhe në fakt flisnin me zë të ulët, tërë akth e pëshpëritnin.

Tutje, deklaroi se dëshmitari 733 ka thënë se i pëshpëritnin njëri tjetrit në vesh sepse nuk guxonin të flisnin me zë të lartë nga frika mos i përgjonin nga jashtë.

Ndërsa, tha se një tjetër tha se nuk i lejonin të flisnin me njëri tjetrin dhe derisa rrinin të shtrirë në dysheme pëshpëritnin.

“Në këtë proces zërat e atyre që vuajtën në Kukës do të dëgjohen, dhe zërat e tyre që nuk jetojnë më të do dëgjohen, dëshmitë e së cilëve jetojnë në dëshmitë e tyre dhe familjarët e tyre”, tha mbrojtësi i viktimave.

Tutje, tha se dëmi që u vuajt do të njihet e pranohet dhe fakti se të gjithë janë viktima do të pranohet.

“Nuk është e thjesht të jesh viktimë në çështje gjyqësore si kjo. Si e ka pranuar kjo gjykatë, ekziston klima e frikësimit në Kosovë ndaj atyre që pranojnë të ndihmojnë këtë gjykatë në punimet e veta. Në Kosovë disa përpiqen t’i portretizojnë viktimat e krimeve që kanë kryer anëtarët e UÇK-së si tradhtarë apo kolaborist. Këta viktima ishin mbështetës të UÇK-së, jo armiqtë të saj, fakti që akuzojnë këta anëtarë të UÇK-së, Pjetër Shalës, në asnjë mënyrë nuk është formë për të dënuar UÇK-në në vetvete”, tha ai.

Tutje, shtoi se viktimat kanë vuajtur për shkak të sjelljes së Pjetër Shalës dhe të tjerëve dhe nuk është e drejtë të vuajnë përsëri duke i quajtur jo besnik ndaj Kosovës pasi nuk janë persona të tillë.

Ai tha se viktimat duan rezultat dhe një rezultat i tillë është që Shala të pranoj krimet e tij.

“Ai e ka mohuar këtë”, tha ai, duke shtuar se Shala paradite gjatë seancës tha se këto janë përralla dhe po trillohen.

Laws deklaroi se do të përpiqen të ndihmojnë trupin gjykues që të zbulojë të vërtetën në këtë çështje gjyqësore pasi viktimat pjesëmarrëse në këtë proces kanë të drejtën për të zbuluar të vërtetën.

“Provat në këtë çështje implikojnë Pjetër Shalën dhe tregojnë se ai vërtetë është fajtor”, tha Laws.

Me kërkesë të tij, më pas u vazhdua në seancë të mbyllur, pasi tha se deklaratat të cilave do u referohet janë objekt të masave mbrojtëse.