75 Mall Live Search
08:56 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / MSH

Ishin duke punuar në një shtëpi private, dy punëtorë rrëzohen nga lartësia

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit janë rrëzuar nga shtëpia private në të cilën po punonin.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:40, në rrugën “Afrim Bytyqi” në Prizren.

Viktimat u rrëzuan nga lartësia 1.5 metra.

Njëri nga ta pësoi frakturë në këmbë, ndërkaq tjetri është lënduar në abdomen, nga një armaturë.

“Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit” thuhet në njoftim.

Rasti është nën hetime.