75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Ky është identiteti i personit të therrur me thikë në Gjilan, i dyshuari në arrati!

Një person është therur me thikë në qytetin e Gjilanit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Rexhep Morinën (1972).

I njëjti pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.  Policia ka konfirmuar se i dyshuari gjendet në arrati.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore.

“Rr. Abdulla Presheva, Gjilan 21.02.2023-22:38. Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.