75 Mall Live Search
12:48 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Derbi Prishtina-Drita, formacionet zyrtare

Sot rikthehet elita e futbollit kosovar me tri ndeshje që do të zhvillohen ditën e sotme në kuadër të javës së 21-të.

Vëmendja kryesore do ta ketë derbi Prishtina-Drita, që do të luhet në Lipjan.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ku në 11-shen startuese për Dritën do të bëjnë pjesë: Maloku, Krasniqi, Limani, Agyare, Blakçori, Jashari, Namani, Baftiu, Selamni,Ajzeraj dhe Tahiri.

Ndërsa 11-shja startuese e Prishtinës përbëhet nga: Nika, Mici, Ramadani, Belica, Bytyqi, Hamiti, Useini, Pefqeli, Gashi, Kryqziu, Blesa.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00./IndeksOnline/