“Ku o Munishi, prene një kurban, shkoni te hoxha, apet referat a”, tifozët tallen me humbjen e radhës të Prishtinës

Tri ndeshje, tri humbje. Ky është bilanci për FC Prishtinën në stinorin pranveror. Dhe sigurisht se për këtë formë ka frustrim të madh tek tifozët. Shumë komente ironizuese janë bërë në postimin e FC Prishtinës ku njoftohet humbja e sotme me Dritën.
“Ku o djali i shehrit” është njëra nga pyetjet ku ironizohet me trajnerin Ismet Munishu.
Ka të tillë që sygjerojnë prerjen e një kurbani apo shkuarjen te hoxha për krizën e madhe të skuadrës nga kryeqytetit.
Disa nga tifozët tallen me Prishtinën duke thënë se a ndikuan përsëri referat në humbjen e ndeshjes.
Një gjë është e sigurtë, Munishi dhe Prishtina nuk do të kenë ditë të qeta në javët në vijim./Indeksonline/