75 Mall Live Search
16:30 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / AR

Po vjen një tjetër “bombë” nga Shakira për Pique!

Shakira ka konfirmuar se do të lansoj këngën e saj më të re në bashkëpunim me Karol G, e cila do të publikohet me 24 shkurt.

Muajin e kaluar këngëtarja publikoi një këngë ‘hakmarrjeje’ kundër ish-it të saj, Gerard Pique të titulluar, “Te Felicito”, transmeton Indeksonline.

Kohë më të lumtura: Shakira dhe Gerard - të cilët kanë dy djem - u ndanë në qershor 2022 pas 11 vitesh së bashku dhe supozohet se ai tradhtoi me Klarën (foto 2014)

46 vjeçarja pozoi bashkë me Karol G dhe siç konfirmuan dyshja në Instagram, kënga e tyre e re TQG përflitet se do të jetë një tjetër diss.

Këngëtaret dukeshin fenomenale të frymëzuara nga epoka e gurit.

Dyshja publikuan mesazhe identike në faqet e tyre në Instagram, duke u thënë fansave: “Ne e dimë që po e prisni dhe ja ku jemi. @KarolG x @Shakira TQG 24 shkurt 00.00.’/Indeksonline/

Konfirmohet: Të martën mbrëma, Shakira, 46, dhe Karol G, 31, pozuan për një fotografi të zjarrtë ndërsa yjet kolumbiane konfirmuan se kënga e tyre e re TQG do të publikohet të premten më 22 shkurt.