E ardhmja e Bellingham, flet drejtori i Dortmundit

Futbollisti Jude Bellingham, kohët e fundit është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madridi.
Së fundi, drejtori sportiv i Borusia Dortmundit, Sebastian Kehl, ka folur për mediumin gjerman ”Bild”, duke e bërë të qartë se talenti anglez nuk do të largohet nga klubi, transmeton IndeksOnline.
Kehl ka thënë se Bellingham ka edhe dy vite kontratë me Dormundin, dhe nuk do të largohet në afatin kalimtar veror.
“Jude ndihet shumë rehat te Borussia. Por ne nuk kemi pasur ende biseda apo oferta për të. Ai ka edhe dy vite në kontratën e tij dhe është një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj skuadre.
Ne kemi nevojë për Jude për të arritur objektivat këtë sezon dhe jemi të kënaqur që ai është kaq i fokusuar në futboll dhe që nuk ka vend për çështje të tjera në kokën e tij, për momentin”, tha Kehl./IndeksOnline/