75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / AR

Djali dhe nusja e Victoria Beckham përfundojnë në gjykatë

Brooklyn Beckham, djali i David Beckam dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz, duket se nuk i kanë punët mirë pas dasmës madhështore që bënë vitin e kaluar, pasi kanë përfunduar në gjykatë sepse akuzohen se nuk kanë paguar tarifën e vendosur nga organizatorët e dasmës.

Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu edhe prindërit Nicola-s. Nicole Braghin dhe Arianna Grijalba, kanë paditur Nelson dhe Claudia Peltz për refuzimin e pagesës prej 76 milionë paundësh për punën e tyre në rezidencën familjare. Pala paditëse ka akuzuar çiftin se nuk dëshirojnë të paguajnë shumën e vendosur dhe i ka etiketuar si kapriçozë dhe mosrespektues ndaj punës së të tjerëve.

Ndërkohë babai i Nicola Peltz, Nelson ka thënë se organizatorët e dasmës ishin të pushuar nga puna për shkak të gabimeve të pafalshmë që kishin bërë dhe kishin kërkuar edhe kthimin e paradhënies. Por, pavarësisht problemeve të hasura ishte pikërisht kjo kompani e cila bëri të mundur organizimin e dasmës dhe planifikimin e saj që nga fillimi. Pasi dasma u zhvillua, organizatorët kanë thënë se pjesa e mbetur e parave nuk është paguar asnjëherë, dhe kjo është arsyeja që ata kanë vendosur ta ndjekin ligjërisht çështjen dhe të denoncojnë nusen së bashku me prindërit.