75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / AR

Fitore e vuajtur e Interit, Onana dhe Lukaku nderojnë skuadrën e Inzagit ndaj Portos

Është mbyllur me rezultatin 1-0, dueli i parë i raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, mes Interit dhe Portos. Goli i Lukakut në minutën e 86-të, i dhuroi fitoren e artë skuadrës së Inzagit, e cila vuajti jo pak, për të shkuar drejt triumfit.

Për këtë sukses ka meritë padyshim edhe portieri Onana, qe ishte vendimtar me pritjet e tij. Miqtë nga Portugalia mbetën me 10 lojtarë në minutën e 78-të, pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Otavios.

Gjithsesi një rezultat minimal qe lë gjithçka të hapur edhe në ndeshjen e kthimit, ku zikaltërve do t’iu duhet të bëjnë shumë kujdes për të shkuar drejt kualifikimit.

FT: INTER – PORTO 1-0

Lukaku 86′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Pranë golit të dytë Interi, me protagonist sërish Lukakun, por kësaj here tentativa e belgut u ndal në trupin e portierit.

86′ GOOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet më në fund sfida! Lukaku kalon në avantazh zikaltërit. Tentativa e belgut u ndal fillimisht nga shtylla, teksa më pas sulmuesi nuk fali duke e shtyrë topin në rrjetë.