75 Mall Live Search
23:33 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / S Z

Aliu për rastin tragjik ku humben jetën katër persona: Ditë e kobshme për komunën e Shtimes

Pas aksidentit tragjik i cili ndodhi në rrugën Ferizaj- Shtime, ka reaguar kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, i cili ka thënë se kjo është një ditë e kobshme për komunën e Shtimes. Ndërkaq ka ngushëlluar familjaret e viktimave.

“Ditë e kobshme për komunën e Shtimes. Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Aliu në Facebook./IndeksOnline/