75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / S Z

Edhe një grua shtatzënë dhe burri i saj mbetën të lënduar nga aksidenti në Ferizaj

Veç katër të rinjve që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, të lënduar në gjendje të rëndë kanë mbetur edhe një çift bashkëshortor nga Kaçaniku.

Gruaja raportohet se është shtatzënë, dhe në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell klankosova.

Po ashtu në gjendje të rëndë, është dërguar edhe burri i saj.