Publikon në rrjete sociale të shtëna me armë, policia arreston një person në Gjakovë

Një person nga Damjani i Gjakovës është arrestuar mëngjesin e djeshëm.
I dyshuari kishte publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.
“Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
I dyshuari është intervistuar në stacion.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.