75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / k.v

Therja me thikë e dy nxënësve në Drenas, policia arreston të dyshuarin e tretë

Një javë pasi u rrahën e u theren me thika në oborrin e shkollës së mesme në Drenas, policia ka arrestuar të dyshuarin e tretë i cili ndodhej në arrati.

Arrestimi i tij është bërë të mërkurën dhe me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari, i mitur, është dërguar në qendrën e mbajtjes, raporton IndeksOnline.

“Lidhur me rastin, vrasje në tentativë dhe armëmbajtje la leje, që ka ndodhur në fshatin Poklek i Ri të Drenasit, me 16 shkurt, rreth orës 08:00, ju informojmë se të mërkurën, me 22.02.2023 është arrestuar edhe i dyshuari i tretë mashkull Kosovar, i mitur dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Në këtë rast dy nxënësit që u sulmuan me thikë fillimisht kishin marrë trajtim mjekësor në Drenas, e më pas janë transportuar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Ndërkohë, personat që u arrestuan po atë ditë ishin dy vëllezërit nga Nekoci i Drenasit, L.Q., dhe L.Q.

Me rastin e intervenimit, Policia kishte sekuestruar mjetin e mprehtë që është përdorur në rast, ndërsa dy të dyshuarit që u kapën pas intervistimit në stacion të policisë ishin dërguar në qendrën e mbetjes./IndeksOnline/