75 Mall Live Search
09:25 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / AR

Haradinaj: Thellësisht i tronditur nga vdekja tragjike e 4 të rinjve nga aksidenti mbrëmë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për aksidentin në rrugën Ferizaj-Shtime ku vdiqën katër persona.

Ai thotë se është i tronditur nga ky rast, derisa ngushëllon familjet e viktimave.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Shtime.

Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit”, shkruan Haradinaj./Indeksonline/