Burri humbet në bilardo, vret 7 personat që u tallën me të

Një video tragjike nga Brazili është publikuar nga media amerikane New York Post.
Nga pamjet shihet një burrë i armatosur i cili hap zjarr ndaj disa personave të cilët ndodheshin në ambientete e një bilardoje.
Media amerikane shkruan se gjithçka nisi kur dy autorët e sulmit humbën një lojë në bilardo dhe të pranishmit nisën të qeshnin.
Njëri prej tyre ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë ndaj personave që po pinin kafe në lokal.
Si pasojë e të shtënave, humbën jetën 7 persona, mes tyre dhe një vajzë 12-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Sinop City, në shtetin e Mato Grosso, të martën.