Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata në Komoran (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit, raporton IndeksOnline.
Një veturë shihet e shkatërruar ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia shihet të ketë dalë në vendin e aksidentit ndërsa aktualisht ka kolona të gjata të automjeteve në drejtim të Pejës./IndeksOnline/
