Ish-drejtori i RTK-së dënohet nga policia, ishte duke xhiruar një aksident

Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala është gjobitur nga Policia e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se ishte duke incizuar një aksident trafiku, transmeton Indeksonline
Postimi i plotë:
Sot u denova nga policia pse isha tu e xhiru nga kerri nje aksident trafiku te parku i biznisit ne Drenas. Policja qe po e shihni me ndali dhe i tha koleges se vet eshte tu xhiru. Po isha tu xhiru nje aksident trafiku! Nuk e di kur ka dal ligji qe eshte e ndalume me xhiru nje aksident trafiku. E sidomos kur je gazetar. Hajr ishalla!