75 Mall Live Search
19:56 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë do të zhvillohet xhiro e 19-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

FFK-ja ka caktuar gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë e këtyre ndeshjeve, shkruan IndeksOnline.

Tre ndeshje do të zhvillohen ditën e shtune ndërsa dy të tjera ditën e diel.

Ndeshja derbi e kësaj jave do të zhvillohet ditën e diel mes Llapit dhe Prishtinës, në stadiumin ”Zahir Pajaziti, në Podujveë.

Në këtë ndeshje drejtësin do ta ndaj gjyqtari Gramos Shala.

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual i Superligës, Ballkani do të luaj në shtëpi, ku përball do ta ketë skuadrën e Dukagjinit.

Drejtësin në këtë përballje do ta ndaj  gjyqtari Alban Shala.

Më poshtë i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të javës së 22-të të AlbiMall Superligës së Kosovës./IndeksOnline/