75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Klubi i ri Messit, e zbulon Aguero

E ardhmja e Lionel Messit te PSG-ja mbetet ende e paqartë.

Raportohet se sulmuesi argjentinas javët e fundit është duke refuzuar vazhdimin e kontratës me skuadrën franceze, shkruan IndeksOnline.

Emri i tij është lidhur me një rikthim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, ku fitoi çdo trofe të mundshëm me këtë klub.

Për Meesin ka shprehur interesim edhe skudra nga kampionati amerikan MLS, Inter Miami.

Por shoku i skuadrës te argjentina, Kun Aguero ka zbuluar pa dashje klubin e ardhshëm të pleshtit.

Në një intervistë të fundit, Aguero ka thënë se Messi po mendon të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë.

Ai po mendon seriozisht të luajë për Newells Old Boys”, tha Aguero për UOL./IndeksOnline/