75 Mall Live Search
10:23 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Superliga e Basketbollit rikthehet sot me dy ndeshje interesante

Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.

Për të dy skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore.

Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin.

Verdhezinjtë janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje.