75 Mall Live Search
10:38 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Policia jep detaje rreth arrestimit të sulmuesit të Gjilanit

Të premten është arrestuar sulmuesi i Gjilanit, Theophilus Solomon.

IndeksOnline kishte raportuar për arrestimin e sulmuesit afrikan, i cili kishte urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli, i dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se Solomon me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Stadiumi i Futbolli, Gjilan 24.02.2023–14:45. Bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga Shqipëria, njësia FAST-ILECU ka arrestuar një mashkull shtetas nigerian të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./IndeksOnline/