75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / L K

Theu xhamin e veturës së një personi, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë rreth orëve të vona një femër në Prizren, pasi e njëjta kishte thyer xhamin e veturës së një personi.

E dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa policia nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta i kishte thyer xhamin e veturës së ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.