Kica Xhelili dhe Musliu-Shoshi akuzojnë deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni për uzurpim të Komisionit për Punë të Jashtme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, njëheresh anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë se deputetja Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, e cila ka marrë kryesimin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, e ka përdorur këtë pozitë për të dërguar letra tek Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik dhe tek Robert Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, për t’i falënderuar ata për qëndrimet e tyre kundër Asociacionit.
“Këtë, Kryeziu-Hyseni e ka bërë në emër të Komisionit, PA marrë pëlqimin e anëtarëve të Komisionit. Këto letra, në formën si janë dërguar, Kryeziu-Hyseni ka mundur t’i dërgoj VETËM në emrin e saj, si Deputete e Kuvendit të Kosovës, e assesi në emër të Komisionit”, ka shkruar ndër të tjera Musliu-Shoshi.
Përkitazi me këtë ka reaguar edhe deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili.
Postimi i saj i plotë:
Mendësia e tillë e kësaj qeverie NUK kalon!
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ka marrë kryesimin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, e paska përdorur këtë pozitë për të dërguar letra tek Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik dhe tek Robert Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, për t’i falënderuar ata për qëndrimet e tyre kundër Asociacionit.
Këtë, Kryeziu-Hyseni e ka bërë në emër të Komisionit, PA marrë pëlqimin e anëtarëve të Komisionit. Këto letra, në formën si janë dërguar, Kryeziu-Hyseni ka mundur t’i dërgoj VETËM në emrin e saj, si Deputete e Kuvendit të Kosovës, e assesi në emër të Komisionit.
Kjo përpjekje e saj NUK është bërë me pëlqimin e anëtarëve të Komisionit, dhe Kryeziu-Hyseni përpos kërkim-faljes publike, automatikisht duhet t’i tërheq letrat e dërguara!
Komisionet parlamentare nuk mund të shërbejnë si platforma për t’i shëruar komplekset që vijnë si pasojë e irrelevancës që kanë brenda për brenda subjektit politik dhe grupit parlamentar të cilit i takojnë!