Në krizë të rëndë ekonomike, Dembele shpëton klubin e tij të parë nga falimentimi

Ousmane Dembele e ka treguar se është nga ata lojtarë që nuk e harron asnjëherë origjinën dhe pikënisjen e karrierës së tij si futbollist.
Sulmuesi i Barcelonës ka bërë një gjest shumë të bukur, duke ndihmuar klubin e tij të parë të kalojë një krizë të rëndë ekonomike.
Evreux Football Club 27, një klub në të cilin u rritën edhe Mandanda dhe Upamecano dhe aktualisht renditen në vendin e 9-të në National 2, janë në gjendje të vështirë dhe francezi ka dhuruar 100,000 euro për të shmangur falimentimin.
“Presidenti i Evreux Football Club 27, Samuel Brigantino dhe Guy Lefrand, kryebashkiaku i Evreux, dëshirojnë të falënderojnë Ousmane Dembele për bujarinë dhe mbështetjen e tij financiare të dhënë për klubin gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ousmane, djali i klubit dhe krenaria e qytetit të Evreux, ka mbështetur gjithmonë klubin.”-thuhej në reagimin e klubit francez.