Irina Shayk pozon e zhveshur, i lë pak vend imagjinatës

Modelja e famshme Irina Shayk I ka lënë pak vend imagjinatës teksa ka pozuar e zhveshur në fushatën e re të Marc Jacobs.
37 vjeçarja tregoi linjat fenomenale, ku shfaqet edhe Kendall Jenner, transmeton Indeksonline.
Në foton e parë ajo kishte mbathur një palë taka të larta të bardha dhe mbante një çantë lëkure.

Në foton e dytë ajo pozoi e shtrirë në dysheme vetëm më të brendshme ngjyrë të zezë.

Kjo vjen pasi Irina dhe ish-i i saj Bradley Cooper konfirmuan se romanca e tyre ishte rikthyer teksa u panë gjatë një shëtitjeje romantike në New York City në fillim të këtij muaji./Indeksonline/
