Kurti e Vuçiq do të takohen në Shkup, Grubi: I mirëpresim krahëhapur

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është deklaruar pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai thotë se ky është një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit, raporton Indeksonline.
“Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të dhe
për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit.
Shkupi do të mirëpresë krahëhapur më 18 mars liderët e të dyja vendeve dhe vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë”, shkruan Grubi.