Aksident në Gjakovë, vetura rrotullohet dhe përfundon jashtë rrugës (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Indeksonline raporton se në aksidentin e përfshirë, një veturë është rrotulluar.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 00:20 është pranuar informatë se në fshatin Skivjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor” ka deklaruar Sheremeti.
Indeksonline ju sjell pamje nga aksidenti.