75 Mall Live Search
19:51 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / S Z

Gexha: Diskriminimi në sistemin shëndetësor nuk guxon të ndodh

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OJQ “Roma in Action” dhe Koalicioni 10 me temën: “A ka diskriminim në sistemin shëndetësor parësor dhe sekondar?”.

Zv. Ministrja Gexha-Bunjaku tha se Qeveria rëndësi të madhe i kushton gjithë përfshirjes, që e parandalon diskriminimin.

“Kosova e ka Ligjin Kundër Diskriminimit, që buron nga vetë fryma e shkronja e Kushtetutës tonë. Me fokus te Ligji për Shëndetësinë, ku ndër parimet themelore, tek neni 5 i ka këto parime: gjithëpërfshijen dhe jo-diskriminimin në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Diskriminimi nuk guxon të ndodhë! Diskriminimin mund ta parandalojmë me punë sistematike e të përbashkët. Edhe me punën tonë si institucione edhe e me angazhimin tuaj si komunitet”, tha ndër të tjera  Gexha Bunjaku.

Përfaqësuesit e OJQ-ve dhe të pranishmit e falënderuan Zv. Ministren për përkushtimin që Ministria e Shëndetësisë ka treguar, me theks të veçantë te Kujdesi Parësor Shëndetësor./IndeksOnline/.