75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 02 Mars 2023 / AR

Aksident trafiku në Klinë, deklarohen nga Policia

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura por që nuk ka persona të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës, 07:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka thënë ai./Indeksonline/