75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 02 Mars 2023 / L K

Sveçla jep detaje në lidhje me rastin e dy te plagosurve në veri të Mitrovicës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me një incident i cili ndodhi pak kohë më parë në Mitrovicën e Veriut, ku dy qytetarë serb kanë mbetur të plagosur.

Sveçla ka berë të ditur se edhe personi i dyshuar si doras për këtë vepër është i nacionalitetit serb.

Postimi i plotë:

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor. Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla, raporton IndeksOnline.

Kujtojmë se dy personat janë therur në Qendrën e Konvikteve në Mitrovicën e Veriut, pas pas një konflikti verbal mes palëve.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i policisë në veri Besim Hoti, ku theksojë se organet e rendit i kanë nisur hetimet lidhur me rastin./IndeksOnline/