75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 03 Mars 2023 / B O

Bajqinovci takon Ministrin e Mbrojtjes së Suedisë

Mefail Bajqinovci po vazhdon me takime të larta në Suedi. Deputeti i Vetëvendosjes sot ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Suedisë, Pål Johnson.

Bajqinovci ka thënë se me Johnson ka biseduar ër invazionin rus në Ukrainë si dhe aspektet e veçanta të sigurisë së dy shteteve, Kosovës e Suedisë.

“Sot kam takuar Ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Suedisë, Pål Johnson, në suaza të Konferencës Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri këtu në Parlamentin e Suedisë në Stokholm.
Me z. Johnson biseduam për invazionin rus në Ukrainë si dhe aspektet e veçanta të sigurisë së dy vendeve tona në sferën mbrojtjes. Ky ndryshim rapid i situatës së politikës dhe të sigurisë ndërkombëtare, vë në pah bashkëpunimin e ngushtë mes partnerëve, në fushën e mbrojtjes. Kështu, diskutuam për mundësitë e rritjes së ndërveprimit mes dy vendeve tona. U pajtuam edhe që t’i mirëmbajmë kontaktet dhe të punojmë së bashku në funksion të përfitimit të përbashkët duke e zgjeruar shkëmbimin dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendit tonë dhe Mbretërisë së Suedisë” shkruan Baqinovci në njoftim.